Thursday, 6 August 2020 | Lajme: 0

Mbeti shtatzënë nga televizori! Burri: “Gruaja ime është besnike”

Kanë kaluar 3 vjet nga kjo histori, dhe gruaja  vazhdon të pretendojë të njëjtën gjë!!! Edhe pse duket një çmenduri e vërtetë, një femër pretendon se mbeti shtatzënë dhe lindi një fëmijë me ngjyrë, për faj të një filmi 3D. Jennifer Stewart është e martuar me Eric Jonsson, i cili shkoi me shërbim ushtarak për një vit në Irak. Por kur u kthye, Eric gjeti bashkëshorten e cila mbante në duar një bebe me ngjyrë. Meqenëse që të dy janë të bardhë, Eric tha se nuk ishte fëmija e tij dhe u pezmatua që gruaja e kishte tradhtuar, por ajo filloi t’i thoshte se mbeti shtatzënë pasi pa një film 3D. “Nuk kam arsye pse të mos e besoj. Filmat 3D janë mëse të vërtetë. Sot me teknologjinë çdo gjë është e mundur”, deklaroi ai, ndërsa fëmijët e njohu si të tijin. “Një muaj pasi pashë filmin, zbulova se isha shtatzënë. Por do t’i denoncoj producentët, si dhe kinemanë. Për fat të mirë, burri im më besoi. Mund të ishte shkatërruar martesa jonë, por ai e di që unë jam besnike”, deklaroi ajo. Për derisa ata e kanë gjetur gjuhën me njëri – tjetrin, kush jemi ne që të mos I besojmë!!!