Thursday, 6 August 2020 | Lajme: 0

Gruaja unike: Nuk pastron, nuk hekuros, me bashkëshortin ka seks një herë në 10 vjet!

“Gjatë gjithë viteve që jemi të martuar Ben përgatit ushqim dhe i hekuros rrobat edhe atë me vetë dëshirë. Çdo mëngjes më sjell kapuçino në shtrat, ndërsa unë nuk i kam hekurosur asnjë këmishë “.
Kate Thompson, shkrimtare, është sipas të gjitha gjasave “gruaja më e rreptë” në Britanin e Madhe, e ndoshta edhe në tërë botën, pasi nuk hekuros, nuk përgatit, por as që çon dashuri me bashkëshortin. Siç thotë ajo, ata kanë seks një herë në dekadë.
“Bashkëshorti im është njeriu më i kujdesshëm, më i dashur në tërë botën. Gjatë gjithë viteve që jemi të martuar Ben përgatit ushqim dhe i hekuros rrobat edhe atë me vetë dëshirë. Çdo mëngjes më sjell kapuçino në shtrat. Ndërsa punon me orar të plotë!”- thotë Kate.

kate-ben

“Kur Ben kthehet nga puna më gjen ose duke i lyer thonjtë ose duke qëndruar në Facebook, përveç kur nuk punoj në laptop. Unë ndoshta mund të tingëllojë shumë egoiste, por jam vetëm e sinqertë. Asnjëherë nuk i kam hekurosur as një këmishë. Përse të mundohem kur atij i shkon shumë më mirë se mua?”- thotë gruaja e “zonja”.
“Por, nuk e shpërblej bashkëshortin në dhomën e fjetjes. Bëjmë dashuri vetëm në ditëlindjet e tij, por vetëm ato jubilare, në çdo 10 vjet”- thotë Kate.

kate-ben2

“E vërteta në fakt është se unë jam shumë e zënë me karrierën si shkrimtare që të kem kohë të jem e kujdesshme me burrin. Punoj në shtëpi dhe si shumë vetë të punësuar, shpesh di edhe ta teprojë me punë. Shpesh punoj deri natën vonë, por edhe gjatë vikendeve, që donë të thotë se Ben kujdeset edhe për fëmijët. Edhe kur jam një shtëpi njërin sy e kam çdo herë tek telefoni nga frika se mos të humbas ndonjë thirrje në lidhje me punën”- thotë Kate.

kate-ben4

Ajo shton se nuk dëshiron që njerëzit ta kuptojnë gabimisht, pasi në fakt ajo e dashuron shumë bashkëshortin e saj dhe mendon se kanë martesë të lumtur.

kate-ben3