Thursday, 6 August 2020 | Lajme: 0

Mësuesja lind në klasë

Një mësuese filloreje ka treguar se si kolegët e saj e kanë ndihmuar të lindë djalin në një prej klasave të shkollës ku punonte. Dajan Krish-Viëreimeni ka shkuar në punë si çdo ditë normale, rreth një javë përpara se t’i afronte data e lindjes.

Tre nga kolegët e saj të shkollës fillore “Manford”, Eseks, Britani, e kanë ndihmuar atë të lindë djalin saj, Xhonah, në një klasë kur i plasën ujërat sapo ra zilja e mësimit. 30-vjeçarja tha se: “Të gjithë më mbështetën kaq shumë dhe vepruan thjesht në mënyrë instiktive”.

Mësuesja kishte marrë pjesë në mbledhjen e mëngjesit dhe menjëherë pas kësaj kishte kërkuar të shkonte në shtëpi, sepse nuk ndihej mirë. “Gjithçka ndodhi brenda 20 minutash”, tha ajo. Xhonah është fëmija i saj i dytë dhe lindja kishte kaluar pa vështirësi. Klasa ku lindi mësuesja, është quajtur tani dhoma e Xhonah.