Thursday, 6 August 2020 | Lajme: 0

Martohet çifti më i vjetër në Britani

Një 98-vjeçar në Britani është martuar me dashurinë e jetës së tij, një grua tetë vjet më të re. Duke bërë këtë, Ted Parsons dhe Jean Reed llogaritet çifti më i vjetër bashkëshortor në Britaninë e Madhe.

martesa 1

”Nëse do të më kishte kërkuar që të ulesha në gjunjë, do të më ishte dashur ndihmë për t’u ngritur përsëri”, tha me humor i moshuari në momentin e ceremonisë së thjeshtë që të porsamartuarit vendosen të realizonin. Ted dhe Jean u njohën përpara 20 vitesh. Gjatë këtyre viteve ata kishin jetuar bashkë ndërsa tani vendosën që t’i premtojnë besnikëri të përjetshme njëri-tjetrit.