Thursday, 6 August 2020 | Lajme: 0

Priti 12 vjet për tu martuar sepse ishte mbipeshë!

Një nuse e ardhshme priti plot 12 vjet për tu martuar me të fejuarin e saj sepse ndihej shumë e shëndoshë për të realizuar fotografitë e dasmës. Kështu një ditë kur gjeti fustanin e saj të ëndrrave…vendosi të humbte në peshë. Jane Bailey, nga Staffordshire i shpëtoi një diete të rëndë, duke humbur 80 kilogram, duke humbur epitetin që kishte krijuar nga kolegët e punës si “E Madhja Jane”. 38 vjeçarja dhe i fejuari i saj Andy, u fejuan 12 vjet më parë, por asnjëherë nuk organizuan ndonjë ceremoni martese deri këtë vit. Nëna e tre fëmijëve vendosi në janarin e vitit 2011 të humbte peshë dhe për dy vjet arriti peshën në mënyrë që të vishte fustanin që kishte zgjedhur për dasmë. “Isha e fejuar me Andy për 12 vjet, por refuzoja të caktoja një datë sepse nuk doja të dukesha e trashë në ditën time të martesës”, tha ajo.