Thursday, 24 September 2020 | Lajme: 0

Aplikacionet bllokohen më shpesh në iPhone 5S sesa në iPhone 5

Aplikacionet mobile bllokohen dy herë më shpesh në iPhone 5S në krahasim me iPhone 5 dhe madje, edhe 5C-në, sipas testeve të realizuara së fundmi nga Crittercism, një kompani që merret me analizimin e performancës së një aplikacioni mobil.

Kompania sqaron se 5S ka një normë bllokimi prej 2%, krahasuar me 1% që ështe ky tregues në iPhone 5 dhe 5C.

Në disa raste, bllokimet e aplikacioneve janë tepër bezdisëse, si për shembull në rastet kur aplikacionet ngrijnë në momentin që jeni duke lexuar titujt e një faqeje me lajme.

iPhone 5S vjen me një çip 64-bit A7, dual-core që është pothuajse dy herë më i shpejtë se procesori A6, që ka 5 dhe 5C. Analistët e Crittercism theksojnë se norma e bllokimit do të ulet pasi të kalojë pak kohë dhe zhvilluesit të kenë mundësi t’i testojnë aplikacionet e tyre në harduerin e ri.