Thursday, 6 August 2020 | Lajme: 0

Çudia, dy nuse për një burrë (VIDEO)

Asnjëra nuk kishte ngatërruar kishë dhe të dyja kishin si qëllim të shkonin në altar me të njëjtin burrë. Nuk bëhet fjalë poligami por për një konflikt.

Ngjarja e jashtëzakonshme ka ndodhur në Valparaiso në Kili. Kalimtarët kanë parë spektakël pasi dy nuset janë përleshur në rrugë dhe janë sharë me fjalë nga më të ndyra.

Skena është filmuar dhe është hedhur në YouTube. Video e gjatë tre minuta është parë nga më shumë se 18 mijë persona deri tani.

Në fakt nuk bëhet fjalë për ndonjë ndodhi të vërtetë pasi e gjitha kjo ka qenë vënia në skenë e një shfaqjeje teatri.