Thursday, 6 August 2020 | Lajme: 0

Vdiq pasi pa tre bijat nuse

Beki Svejls, nënë e tre vajzave e sëmurë nga kanceri kishte një dëshirë të vetme – ti shohë vajzat se si martohen. Vajzat kanë bërë një ceremoni të përbashkët të martesës për ti parë e ëma. Ata thonë se e kanë pasur dasmën më të bukur në botë pasi që prezent ka qenë edhe nëna e tyre. Por e gjithë ajo lumturi mbaroi pas 12 orëve pasi që Beki ndërroi jetë. Bashkëshorti i saj ka thënë se ajo ka ndërruar jetë qetë pasi që i është plotësuar edhe dëshira e fundit.