Saturday, 4 December 2021 | Lajme: 0

Disa nga aksesorët “in” për këtë sezon

Aksesorët luajnë një rol shumë të rëndësishëm në krijimin e një imazhi. Ato ju ndihmojnë të jeni elegantë dhe të ndryshëm çdo ditë. Këtë sezon aksesorët më në modë janë:

Çanta e dorës: Është e vështirë të imagjinosh një grua moderne pa çantë. Kudo që të shkojmë, ne gjithmonë e marrim atë me vete. Këtë sezon në modë janë çantat me lëkurë zvarranikësh, ose me lesh. Për sa i përket formës është në modë ajo trapez. Ngjyrat në mode për çantat janë: e kuqe, jeshile smeraldi, ngjyrë bezhë, kafe dhe vjollcë, e bardha dhe e zeza.

Varëset: Një nga tendencat e këtij sezoni janë veshjet me jakë V. Me këtë lloj veshje duhet të zgjidhni një gjerdan të bukur dhe elegant. Varëset trendi janë ato me: gurë, ferra, rruaza të mëdha dhe të vogla, zinxhirë.