Saturday, 4 December 2021 | Lajme: 0

Bukuroshet e universit përpara Fadilit

Ashtu sikurse edhe edicionet e tjera edhe në këtë vit Fadil Berisha ka bërë fotografimin e konkurenteve që marrin pjesë në Univers. Këtë vit kjo garë po mbahet në Moskë të Rusisë dhe për dallim nga vitet e tjera ku sharmin këtij evenimenti ja ka rritur edhe pjesëmarrja e Kosovës dhe Shqipërisë, sivjet asnjëra dhe as tjetra nuk marrin pjesë për shkak se Rusia nuk e njeh shtetin e Kosovës si shtet të pavarur. Megjithatë, Fadili vazhdon të jetë fotograf zyrtar i këtij eveniment kështu që gjatë mbrëmjes së mbrëmshme dhe sot ka postuar në Instagram shumicën e fotove të vajzave pjesëmarrëse, të cilat edhe ju mund ti shikoni në fotografitë e mëposhtme.