Thursday, 6 August 2020 | Lajme: 0

Video: Propozim për martesë në sheshin ‘Skënderbej’

Për çdo vajzë është ëndërr të marrë një propozim martese romantik dhe të vaçant.

Kjo nuk është film apo ndonjë propozim në ndonjë vend të huaj, edhe në Shqipëri ka shpirtra romantik që nuk nguten të shprehin dashurin në publik.

Pas 4 vitesh të kaluara së bashku, Klajdin vendos t’i propozonte të fejuarës së tij, Jona në një mënyrë të veçantë dhe që nuk është e zakonshme për vendet tona..

Fillimisht gjithçka nisi si një lojë. Klajdi së bashku me një shokun e tij dhe të fejuarën kishin shkuar në një lokal pranë sheshit ‘Skënderbej’. Pas pak, Klajdit “i duhej” të largohej nga lokali.

Pas disa minutash, e fejuara e tij merr telefonatën se Klajdi kishte pësuar aksident tek sheshi ‘Skënderbej’. Klajdi kishte organizuar çdo gjë ashtu siç duhej. E fejuara e tij nxitoi menjëherë për në vendin e “aksidentit”.

Por, shumë shpejt ajo kuptoi se ky ishte një improvizim dhe mbeti e mahnitur nga surpiza e të fejuarit të saj. Publiku dhe kalimtarët e rastit ishin të shumtë. Mes shumë qirinjve në formën e zemrës, Klajdi i bëri propozimin për martesë. Nuk mund të kishte përgjigje tjetër përveçse një ‘PO’ të shprehur mes busqeshjes dhe gëzimit.