Tuesday, 7 July 2020 | Lajme: 0

Në vitin 2039 do të bëjmë dy haxhe dhe do të festojmë tre Bajrame?

 

Një  astronom saudit thotë se në vitin 2039 muslimanët dy herë do të kryejnë haxhin dhe tre herë do të festojnë Bajramin. Sipas tij gjatë një viti herën e parë Haxhi do të bëhet në 10-të ditët e para të muajit janar, ndërsa  Haxhi i dytë do të bëhet në 10-të ditët e fundit të muajit dhjetor ka thënë Abdullah El Misnat, profesor më universitetin shtetëror në provincën qendrore saudite Kasim.

“ Në vitin 2039 hanxhinjtë do të ngjiten në Arafat dhe do të prenë kurban në 10-të ditët e para të Janarit, ndërsa haxhi do të përsëritet në 10-të ditët e fundit të muajit dhjetor. Kjo nënkupton se do të festojmë tre Bajrame, një Ramazan Bajram dhe dy Kurban Bajrame” ka thënë Abdullah El Misnat.

Viti i hixhrit e cila llogaritet në bazë të Hënës zakonisht është 11 apo 12 ditë më i shkurtë se sa viti gregorian i cili zgjat 365 ditë.