Monday, 13 July 2020 | Lajme: 0

Minarja e xhamisë, me ngjyra të ylberit

 

Duke parakaluar në rrugën “Forchstrasse” të Cyrihut keni vërejtur diçka të pazakonshme në minaren e xhamisë, e cila ishte mbështjellë në petkun e shumë ngjyrave. Të ngjasonte në ngjyrat e ylberit. Nuk ishte ndonjë aksion i ndonjë organizate të të gjelbërve, e as për Halloween, por përkundrazi e kishin bërë vetë udhëheqësit e xhamisë duke e veshur minaren me shumë ngjyra.

“Ne kemi dashur të tregojmë shenjat e paqes”, thotë Imam Ahmed Sadaqat. Në mënyrë të veçantë është bërë përkitazi me javën e religjioneve që nis prej 2 nëntor e zgjat deri më 9 nëntor.

Përveç kësaj, këtë vit xhamia e parë në Zvicër është duke festuar 50- vjetorin e saj.

“Në një kohë të përçarjes që mbizotëron mes religjioneve dëshirojmë të thërrasim në dialog dhe të inkurajojmë komunikimin ndërkulturor”, thonë organizatorët.

Më 2 nëntor nga ora 10 do ta gjeni një ditë me dyer të hapura në xhami. Motoja e komunitetit mysliman është: “Dashuria për të gjithë, urrejtje për askënd”. Përkitazi me javën e religjioneve do të organizohen ngjarje të ndryshme në gjithë Zvicrën