Friday, 10 July 2020 | Lajme: 0

Haram të mbahet qeni në shtëpi

Mbajtja e qenve në shtëpi, me përjashtim të disa rasteve të veçanta: p.sh. për gjah, për ruajtjen e bagëtisë apo shtëpisë etj, është e ndaluar rreptësisht.

Profeti Muhamed ka thënë se mbajtja pa nevojë e qenit në shtëpi, bëhet shkak që të pakësohen çdo ditë sevapet e të zotit të qenit. Pakësimi i sevapeve (si edhe marrja e gjynaheve)tregon se vepra që e kakton këtë gjë është e ndaluar (haram).

Mbajtja e qenve nuk është kulturë apo përparim, siç mendojnë disa muslimanë, të cilët mundohen të imitojnë verbërisht besimtarët, sepse qeni është një kafshë e papastër. Pejgamberi paqja qoftë mbi të ka urdhëruar që ena, në të cilën ka pirë një qen, duhet të lahet shtatë herë me ujë dhe një herë me dhe.

Mirëpo, për fat të keq, shohim se shumë njerëz, jo vetëm që nuk mjaftohen me mbajtjen e qenve pa nevojë, por shpenzojnë para të tepërta për t’I zbukuruar e për ti pastruar, duke harruar se kjo gjë është në kundërshtim me mësimet e Islamit, i cili na mëson që të mos e harxhojmë pasurinë për gjëra të kota.

Në rast se qeni nuk largohet nga shtëpia, atëherë do të duhet ta nxirni jashtë dhe të mos kujdeseni për të, d.m.th mos t’i jepni për të ngrënë.

Nëse veproni në këtë mënyrë, ka shumë mundësi që qeni të qëndrojë për një farë kohe tek dera e shtëpisë e pastaj të largohet