Tuesday, 7 July 2020 | Lajme: 0

Xhamia që mban gjurmët e shtatë civilizimeve

Xhamia Sulltan Kabus në kryeqytetin e Omanit Muskat tërheq vëmendjen me madhështinë, pamjen luksoze, dhe karakteristikat arkitektonike të saja. Njëra prej xhamive më të mëdha, në vete përmban gjurmët e shtatë civilizimeve.

Këtë xhami të mrekullueshme e ka ndërtuar sulltani i omanit Kabus bin Said i cili në vitin 1970 erdhi në fron, duke pasuar të atin e tij Said bin Tejmur. Ai këtë e bëri në emër të nënës së tij. Xhamia e bukur fascinon me karakteristikat e saja si dhe me detajet e fshehura në arkitekturën e saj.

Ndërtimi i saj ka filluar në vitin 1995 dhe ka përfunduar në mars të vitit 2001 kur është hapur edhe për ceremonitë fetare. Ajo mbulon një sipërfaqe për 40 mijë metra katrorë dhe mund të pranoj 20 mijë besimtarë. Në xhami gjendet edhe biblioteka me 20 mijë libra për civilizimin dhe kulturën islame.

Umman'ın ihtişamlı camisi

Minarja e cila gjendet në mes të xhamisë është e lartë 91.5 metra ndërsa katër minaret që e rrethojnë atë janë nga 45 metra. Këto paraqesin pesë shtyllat e Islamit.

Brendësia e xhamisë e cila i ngjanë një “harte civilizimi” është e mbuluar me një tepih të vetëm iranian i cili ka një milion e 700 nyje, pesha e të cilit është 21 ton.

Thuhet se dizajni i tepihut dhe zgjedhja materiale e qepjes së qilimit ka zgjatur disa muaj, ndërsa në prodhimin e tij kanë marrë pjesë rreth 600 gra dhe 15 ekspert teknik.

Umman'ın ihtişamlı camisi

Llambadari i kristaltë i ngritur 50 metra nga patosi i xhamisë ndriçon xhaminë me 1.122 llamba, ndërsa në pjesën e grave tërheqin vëmendjen nëntë fener në stilin osman.

Me harmoninë që e posedon xhamia, thuhet se reflekton lavdinë e sulltanit të Omanit, ndërsa në mënyrë të veçantë përmenden gjurmët e civilizimit arab, bizantin, osman, memlukian, egjiptian, mesopotamian dhe atij indian./brezi i ri