Saturday, 4 December 2021 | Lajme: 0

Teknikë e re për të ndryshuar ngjyrën e syve

Një kirurg nga Nju Jorku ka zbuluar një teknikë të re se si mund të ndryshohet ngjyra e syve. Bëhet fjalë për një procedurë e quajtur “implantim i irisit” që nënkupton mbjelljen e një shtrese të hollë të silikonit në sy që do të kishte ndryshuar ngjyrën.

Kirurgu Kenet Rosental pohon se me këtë operacion mund të përmirësohet edhe shikimi i dëmtuar.

Gjatë operacionit në kornenë e syrit bëhet një prerje 2.8 milimetra dhe në të vendoset një impiant me ç’rast ndryshohet ngjyra.

Mjeku thotë se silikoni mund të hiqet shumë lehtë në rast se trupi nuk mund ta pranojë dhe krijohen komplikime.