Saturday, 4 December 2021 | Lajme: 0

Bluza moderne për këtë dimër

Bluzat e thurura për shumicën nga ne janë tepër të preferuara sepse plotësojnë tre kushte – mbrojnë nga i ftohti, janë të rehatshme dhe moderne.

Plus, kemi mundësi të zgjedhim në mes të bluzës XXL i cili shërben edhe si lloj xhakete, si dhe pulovër elegante, duke pasur parasysh se të dy opsionet janë në trend.

Bluzat e tilla për herë të parë janë shfaqur në vitet e shtatëdhjeta dhe që atëherë janë pjesë e skenës së modës. Këtë sezon për to janë inspiruar edhe ata dizajnues të cilët më parë asnjëherë nuk kanë përfshirë bluza në koleksionin e tyre.