Saturday, 4 December 2021 | Lajme: 0

Maskë prej çokollate

Kjo maskë do të japë një rezultat befasues për lëkurën tuaj. Ajo do të jetë më e butë dhe më fleksibël.

Në të vërtetë, çokollatë e zezë është e njohur për vetitë e saj antioksidante, zbutëse dhe hidratuese. Sa për vajin e bajameve është rigjeneruese dhe stimuluese.

Për këtë ju duhen:

-8 copa çokollatë e zezë

-1 lugë gjelle me vaj bajame (ose vaj ulliri)

Përgatitja:

Shkrihet çokollatat në mikrovalë ose banjëmari dhe më pas shtohet vaji i bajames. Miksojini mirë të dyja dhe masën e përftuar lëreni të ftohet pak. Më pas aplikojeni në fytyrë dhe lëreni të veprojë për 15 deri në 20 minuta. Në fund shpërlajeni me ujë të ngrohtë.