Saturday, 4 December 2021 | Lajme: 0

Trajtime në kushte shtëpie për rrathët e zinj të syve

Rrathët e zinj të syve janë një problem shqetësues për shumë persona. Ato iu heqin freskinë dhe pamjen e bukur.

Ja trajtimi në kushte shtëpie:

-Merrni 1 lugë gjelle me lëng domate dhe 1 lugë gjelle me lëng limoni dhe përziejini mirë. Këtë përbërje aplikojeni me ndihmën e një pambuku tek sytë 2 herë në ditë për 15 ditë rresht.

-Merrni gjethet e nenexhikut dhe bëjini ato në formë paste. Miksoni 1 lugë gjelle me këtë paste nenexhiku dhe 1 lugë gjelle lëng limoni. Aplikojeni këtë përzierje tek rrathët e zinj.

-Mikoni 1 lugë gjelle me lëng limoni dhe 1 lugë gjelle me lëng shalqiri dhe këtë lëng aplikojeni tek rrathët e zinj të syve. Lajeni fytyrën pas 15 minutash dhe praktikojeni këtë maskë për 20 ditë.

-Merrni 1 lugë gjelle  me ujë trëndafili dhe 1 lugë gjelle  me lëng limoni dhe përziejini mirë. Aplikojeni këtë përzierje me ndihmën e pambukut tek rrathët e zinj.

-Aplikoni vaj të pasur me vitaminë E dhe vaj bajame tek rrathët e zinj të syve.