Saturday, 4 December 2021 | Lajme: 0

Shpiket parukja inteligjente

Pas orëve dhe syzeve, një orendi e re ka hyrë në arenën e veshjeve teknologjike.

Sony, sipas një reportazhi në faqen online të BBC, ka depozituar një kërkesë për marrjen e patentës së “Smart Wig”, ose e thënë ndryshe, paruke inteligjente.

Risia qëndron në faktin se parukja mund të përdoret mbi flokët natyralë, dhe është në gjendje të ndryshojë ngjyrën dhe modelin, pa qenë e nevojshme të jetë e lidhur me fije apo kabllo.

Gjithashtu, nëpërmjet saj mund të matet edhe presioni i gjakut apo dhënia e informacioneve të tjera, të cilat mund t’i marrë vetëm përdoruesi, dhe jo personat që ndodhen pranë.