Tuesday, 7 July 2020 | Lajme: 0

Islami, feja e dytë në Irlandë

irland

Statistikat tregojnë se Islami do të jetë feja e dytë më e madhe në Irlandë, pas katolicizmit, deri në vitin 2043.

Zyra Qendrore për Statistika konfirmoi se Islami është aktualisht feja me rritjen më të madhe në Irlandë, duke vënë në dukje rritjen pej 10-fish në mes vitit 1991 dhe 2011, në të cilën popullata muslimane është rritur nga 0.1 në 1.1 për qind, të popullsisë së përgjithshme.

Duke mos i përfshirë kovertimet në fenë Islame, të dhënat nga regjistrimi pretendojnë se vetëm në bazë të lindjeve dhe emigracionit, popullsia muslimane në Irlandë do të rritet nga 49.000 në 100.000, në vitin 2020.

Ndërkohë, regjistrim i popullsisë tregoi se feja katolike ka pësuar rënie drastike, nga 91 për qind sa ishte në vitin 1991 në 84 për qind në vitin 2011.

Aktualisht Krishtërimi Ortodoks është grupi i dytë më i madh i besimit, në Irlandë, për shkak të emigracionit nga ish-vendet e Bashkimit Sovjetik, por Islami pritet ta kalojë këtë.