Tuesday, 7 July 2020 | Lajme: 0

Hoxhë Krasniqi: Thaçi s’pengon shamitë në shkolla

krasniqi

Imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi duke folur lidhur me debatet e fundit që po zhvillohen për fenë dhe implikimin e politikanëve ka përshëndetur mospërfshirjen e kryeministrit Thaçi në këto debate, ndërsa ka thënë se Kryeministri është pro bartjes së shamisë nëpër shkolla.

“Besoj se kryeministri ka punë me të mençura dhe më me rëndësi sesa te merret me llafe njerëzish. Madje ai ka edhe përgjegjësinë e burrështetasit dhe natyrisht pjesëmarrja e tij në debate bëhet në bazë të agjendave e jo shkel e shko. Ndaj besoj se nuk ka kohë, madje edhe kur ka qenë koha për të marrë veprime për të rregulluar çështje të rëndësishme fetare, fjala vjen shaminë, ai (Thaçi) ka qenë pro, por është kundërshtuar rreptë madje edhe nga pjesëtarë të partisë së vet për të mos thënë rrethit të ngushtë”, ka thënë Krasniqi në një intervistë për standardi.info

Ai ka folur edhe për Lutfi Hazirin, i cili kishte thënë gjatë fushatës zgjedhore se s’do të lejoi të përjashtohen asnjë nxënëse për shkak të bartjes së shamisë.

“Lutem dhe shpresoj se do ta mbajë fjalën e dhënë dhe qëndrimin shumë korrekt që e ka shfaq gjatë fushatës për të cilin edhe e kam falënderuar menjëherë, madje edhe publikisht siç edhe e dini. Përndryshe mandati zgjedhor kalon shumë shpejt dhe jo vetëm ai por secili politikan do të përballët me po këta qytetarë”, tha ai.