Thursday, 24 September 2020 | Lajme: 0

Ja me çfarë rreziqe do të përballet bota gjatë këtij viti!

Forumi Ekonomik Botëror publikoi raportin për rreziqet globale që na kërcënojnë në këtë vit. Në këtë listë gjenden rreziqet e natyrës ekonomike, por edhe ato që janë të lidhura me ekologjinë dhe ndryshimet klimatike.
1. Kriza financiare në ekonomitë kryesore botërore: Kriza financiare paraqitet si rreziku më i madh i vitit 2014. Ekonomitë e mëdha janë të rrezikuara, ndërsa shumë tregje më të vogla vitet e fundit shënojnë rritje që mund të shtojnë ‘vaj’ në zjarrin e krizës financiare. Kriza në disa prej ekonomive të mëdha lehtë mund të ketë ndikim global.

2. Papunësia e lartë: Për të gjetur punë është vështirë si në ekonomitë e mëdha, ashtu edhe në ato të vogla. Papunësia po prek kryesisht të rinjtë. Në disa shtete papunësia te rinjtë ka tejkaluar 50 përqindëshin, ndërsa problem të madh paraqet “nënpunësimi” ose punësimin i të rinjve në pozitat për të cilat ata janë shumë të kualifikuar, e ku kryesisht merren me punë të cilësisë së ulët.

3. Mungesa e ujit dhe e ushqimitShumë probleme mjedisore janë në këtë listë, e në mesin e tyre rreziku më i madh është problemi i ujit dhe burimet ushqimore, si pasojë e keqmenaxhimit me burime të pakta, e po ashtu si pasojë e konkurrencës së tepruar në treg.

4. Disproporcioni në paga: Efekti të cilin kriza financiare e ka në fuqinë blerëse të klasës së mesme në sistemet e mëdha ekonomike, në kombinim me polarizimin e të ardhurave në ekonomitë më të vogla, paraqet një tjetër rrezik që na kërcënon 2014-n.

5. Moti ekstrem: Si pasojë e ndryshimeve të përmendura klimatike, ndodhin gjithnjë e më shpesh e fenomene ekstreme të motit, si thatësira apo përmbytje të mëdha. Ngjarjet e tilla më 2014-n do të mund të çojnë në një rrezik të madh të sigurisë, si: Mungesa e ushqimit dhe paqëndrueshmëria politike dhe shoqërore .

6. Rënia e sistemit të qeverisjes globale: Rreziku më i madh ndërlidhet me të gjitha rreziqet tjera të përmendura në këtë raport. Institucionet e dobëta ose të papërshtatshme globale, në kombinim me interesat e ndryshme politike nacionale mund të përbëjnë pengesë për bashkëpunim në trajtimin e rreziqeve globale.

7. Mos përshtatja me ndryshimet klimatike: Ndërsa për vite të tëra po bëhet thirrje për masa, që do të ulnin emetimin e gazrave, tani është e domosdoshme që të përshtatemi me ndryshimet klimatike që kanë ndodhur. Dështimi për t’iu përshtatur këtyre ndryshimeve më së shumti dëmton shtetet e zhvilluara.

8. Kolapsi i institucioneve të mëdha financiare: Pesë vite pas rënies së “Lehman Brothers”, shumë kanë frikë nga stabiliteti i bankave. Kjo bankë e investimeve bankrotoi më 2008, por ka një mundësi që ky skenar të përsëritet këtë vit tek institucionet tjera financiare.

9. Trazirat politike dhe shoqërore: Trazirat në nivelin shoqëror ose politik në disa vende mund të shkaktojnë humbje të besimit në mes të qytetarëve dhe shtetit, të cilat përfundimisht do të çojnë në dhunë të brendshme, paqëndrueshmëri globale, kolaps të shtetit e madje edhe konfliktit ushtarak.