Thursday, 6 August 2020 | Lajme: 0

Këta meshkuj do t`i mbaj mend çdo femër

Gjatë jetës sigurisht keni njohur shumë meshkuj, por vetëm disa prej tyre kanë arritur të lënë kujtime të paharruara tek ju. Janë gjashtë prej tyre që zakonisht nuk arrini që t`i largoni asesi nga koka.

Dashuria e parë
Dashuria e parë mund të përkufizohet si një dashuri intenzive, hipnotike, e cila shkel çdo gjë. Ky raport është i posaçshëm ngase na mëson më shumë për dashurinë sesa çdo gjë tjetër. Së bashku me parnerinrriteni, zhvilloheni dhe i ndërtoni kriteret e juaja të jetës. Mësoni se si dashuria sjell gjëra të bukura, mësoni se si të bëni kompromise por edhe se si të qëndroni në këmbët e juaja falë vetëbesimit që fitoni. Pra një fjalë e urtë e shpjegon më së miri se “dashuria e parë kurrë nuk harrohet” pa marrë parasysh ngjarjet që do të zhvillohen në jetën tuaj.

Partneri që ju ndihmon të merrni vetën pas ndarjes

Ky zakonisht paraqitet kur të ndodhë ndarja nga dashuria e parë. Pas disa viteve, ju mbeteni të vetmuar dhe vjen momenti për një fillim të ri. Pra, na del para njeriu që është në gjendje t`ju dëgjojë për “vuajtjet” tuaja dhe si e tillë përshtatet shumë mirë si një fazë kalimtare për dashuritë e reja. Pas kësaj faze natyrisht që duhet shfrytëzuar që të qëndroni vetëm dhe vetëm atëherë kur të arrini t`i formoni kriteret atëherë mund të vazhdoni përpara.

I përsosur në teori

Ai thjeshtë është i përsosur, së paku në teori. Është shumë i mirë në shoqëri, ju konsideron si princesh dhe është një “material” i mirë për martesë. Ndoshta është tepër i mirë por mungon kimia. Më së shumti femrat dalin me këta meshkuj duke shpresuar se do të ndryshojnë, por me kalimin e kohës kuptojnë se nuk ka asgjë prej saj dhe ndalojnë rrugëtimin. Vendosin të kërkojnë atë që me të vërtet meritojnë.

Sharmant dhe arrogantë

Ky partner mund t`ju paraqitet në çdo fazë të jetës. Janë aq interesantë sa nuk është çudi që femrat nuk mund t`i largojnë sytë prej tyre. Femrat më ditë të tëra do të kalojnë kohën duke shkruar SMS dhe kjo pikërisht do t`ju lëviz prej unit tuaj. Sharmi i tij do t`ju turbulloj mendjen, kështu që në këto raste është mirë që t`i dëgjoni këshillat e shokëve të ngushtë apo edhe të familjës ngase ata do të mendojnë me kokë të “ftohtë”.

Dashuria e ditëve studentore

Parneri i parë në fakultet mund të thuhet se mund të na shërbejë si një përgaditje ideale për tu përballur me botën reale sepse për herë të parë jeni larg përkujdesjes së familjës dhe përjetoni “lirin”.Nëse lidhja e juaj nuk funksionon, atëherë kjo do t`ju shërbej si mësim i mirë në jetë dhe se do të mësoheni se si më lehtë të përballeni me sfidat e jetës.

Është i përsosur në mendime

Një dashuri e tillë zakonisht nuk funksionon sepse nuk është zgjedhur thjeshtë koha e duhur. Ndaj këtij partneri ndjeni një lidhje të fortë, por rrethanat e krijuara nuk ju lejojnë që të zhvilloni lidhjen. Ai çdoherë paraqitet si shumë i përsosur posaçërisht në mendime sepse nuk ka pasur rastin që t`ju dëshmoj të kundërtën. Fatkeqësisht një lidhje e tillë do të përfundoj edhe përkundër dëshirës tuaj.

Dashuria nga deti

Çdo femër një herë ka qenë e lirë që të shijoj detin si e vetme dhe atje është njoftuar me djaloshin e ëndrrave të saja. Ato ditë i keni kaluar shumë bukur dhe ju duket se me të do të kalonit edhe pjesën tjetër të jetës. Të gjithë bartim kujtime të bukura të atyre ditëve verore, por të kujtojmë se sa është numri i atyre çifteve që kanë pëfunduar me sukses lidhjen e tyre. Fatkeqësisht ai numër është i vogel. Dikush ka thënë se aventura duhet të filloj si aventur dhe duhet të përfundoj si e tillë, se përndryshe nuk do tu kishte ngulitur në mendjen tuaj dhe do të harrohej shumë shpejtë.