Tuesday, 14 July 2020 | Lajme: 0

Këta janë shkencëtarët që u vranë nga shpikjet e tyre!

Shpesh, shkencëtarët dhe shpikësit kanë sakrifikuar, madje jetët, për të realizuar rezultatet e synuara. Vdekja e tyre në fakt “ringjalli” këto gjetje për të mundësuar përdorimin e tyre sot. Shumë prej artikujve që ne i përdorim çdo ditë kanë histori shumë më të gjatë se sa ajo për të cilën ne dimë. Telegrafi ju sjell disa nga këto raste.

Marie Curie, kimistja legjendare që zbuloi radiumin dhe poloniumin, vdiq për shkak të ekspozimit të tepërt të elementeve kimike radioaktive që hulumtonte.

Një nga pionierët në projektimin e veturave, Fred Duesenberg, u vra në një aksident në një shpejtësi të madhe në një nga makinat e tij. William Nelson shpiku një motor për General Electrics, me të cilin gjatë vozitjes testuese vdiq. Një tjetër që vdiq në testimin e tillë kishte të bënte me “makinën fluturuese” Ave Mizar, që vrau projektuesin Henry Smolinski

Gjithashtu, edhe shpikësit tjerë të cilët janë angazhuar në kërkimin dhe zhvillimin e mjeteve të reja të transportit janë vrarë shpesh nga shpikja e tyre, duke i testuar po të njëjtat. Midis tyre është Franz Reichelt i cili kërceu nga Kulla e Parisit me parashutë, dhe Karel Soucek i cili u mundua të bëjë një traget të qëndrueshëm në formë fuçie që do t’i mundësonte lundrimin në Ujëvarën e Niagarës.

Një nga gabimet më të mëdha inxhinierike në historinë e botës, shpesh quhet mallkimi i Titanikut. Tragjedia që ndodhi në anijen vrau mbi 1500 persona, përfshiu ndërtuesin e saj Thomas Andrews.

Shpikësi Valerian Abakovsky u vra kur shpikja e tij Aerowagon rrëshqiti nga binarët pas udhëtimit të parë. Ndërsa, William Bullock, shpikësi i rotorit të shtypit, vdiq gjatë montimeve të zbulimit të tij. Këmba e tij u lëndua keq dhe ai vdiq nga gangrena e shkaktuar me këtë rast.

Zbuluesi i motorit raketor me derivate të lëngshme, Max Valier, vdiq po ashtu në laboratorin e tij pas një eksplodimi të shkaktuar gjatë një eksperimenti.

Në mesin e shpikësve të rrallë që merituan të vriten me zbulimet e tyre është Falarisi i Athinës, i cili krijoi “Demin e bronzit”, skulpturën që kishte për qëllim të piqte njerëzit për së gjalli e që ulërimat e tyre të ishin si tingujt e demit. Në këtë skulpturë përfundoi edhe ai.