Sunday, 12 July 2020 | Lajme: 0

NASA teston anijen kozmike që do të çojë njeriun në Mars

Një anije kozmike e dizenjuar që një ditë të dërgojë austronautët në planetinj mars do të jetë gati në dhjetor për të kryer testet e para. Agjencia Amerikane e Aeronautikës ka bërë të ditur se në fund të vitit anija, e quajtur Orion, do të fluturojë deri në 5800 kilometra nga toka, 14 herë më larg se Stacioni Ndërkombëtar Hapsinor. Më pas ajo do të lëshohet të bjerë në tokë me një shpejtësi rreth 32000 kilometra në orë për të testuar sistemin mbrojtës të saj.

Testimet me pilotë në bord nuk pritet të fillojë para vitit 2021 dhe destinacioni i parë i saj do të jetë një asteroid që është zbuluar se po rrotullohet rreth hënës. “Orioni është anija e parë kozmike e ideuar për të çuar njerëzimin përtej orbitës së tokës, më larg se sa kemi bërë në 40 vitet e fundit.

Prandaj po punojmë fort për të testuar aftësitë rrezistuese të anijes. Orioni duhet të mbajë një ekuipazh të përbërë deri në shtatë vetë, të cilët do të mund të eksplorojnë hapsirën përtej orbitës së tokës dhe në një të ardhme të arrijë të shkojë deri në Mars, synim ky që shpresojmë ta realizojmë deri në vitin 2030”, tha administratori i NASA-s. Çarls Bolden.

Të hënën, një test rikuperimi i anijes kozmike u zhvillua në brigjet e Kalifornisë mes NASA-s dhe Marinës amerikane. Deri tani, NASA ka shpenzuar 9 miliardë dollarë në projektin e anijes Orion.