Sunday, 12 July 2020 | Lajme: 0

Disa kuriozitete nga Shkenca

I keni përsëritur shpesh gjatë shkollimit por i keni harruar. Ne ua përkujtojmë ato.

1. Shpejtësia e dritës është 186,000 milje/sekondë. Dritës i duhen 8 min e 17 sek, për të udhëtuar nga dielli në sipërfaqen e Tokës.

2. Në tetor të vitit 1999 lindi personi i 6 miliardë.

3. 10% e gjithë njerëzve të lindur gjatë kohërave, janë gjallë në këto momente.

4. Toka rrotullohet me një shpejtësi 1000 milje për ore dhe udhëton përmes hapësirës me shpejtësi 67000 milje për orë.

5. Çdo vit, Tokën e tronditin mbi një milion tërmete.

6. Kokrra më e madhe e breshrit që ka rënë ndonjëherë ka qenë mbi 1 kg dhe ky breshër ra në Bangladesh më 1986.

7. Çdo vit rrufetë vrasin 1000 njerëz.

8. Në Tetor të vitit 1999 një ajsberg (iceberg) me madhësinë e Londrës lundroi i lirë në Anktartik.

9. Të gjitha atomet e hidrogjenit në trupat tanë u krijuan rreth 12 bilion vjet më parë, gjatë Big Bang-ut.

10. Toka, Hëna dhe Dielli kanë 4.56 bilion vjet.

11. Merimangat e zeza, femra, hanë burrat e tyre pas çiftëzimit.

12. Një të miliontën, e të miliontës, miliontës, miliontës, së miliontës së sekondës pas Big Bang, Universi kishte madhesinë e një dardhë.

13. Struktura e DNA-se u determinua (?) fillimisht nga Watson dhe Crick në 1953.

14. Në 1997 shkencëtaret krijuan kromozomin e parë sintetik njerëzor.

15. Termometri u krijua nga Galileo më 1607.

16. Llupa zmadhuese, u krijua nga anglezi Roger Bacon, më 1250.

17. Alfred Nobel shpiku dinamitin më 1866.

18. Çmimi i parë Nobel në fizikë u fitua nga Wilhelm Rontgen, më 1895, pasi ai shpiku rrezet X.

19. Pema më e lartë ka qenë një eukalips australian, i cili në vitin 1872 ishte 435 këmbë.

20. Në 1967, Kristian Barnard bëri transplantimin e parë të zëmrës – pacienti i tij jetoi vetëm 18 ditë.

21. Majmunet mund të kuptojnë rreth 300 shenja të ndryshme.

22. Virusi Ebola vret 4 nga 5 njerëzit e infektuar.

23. Gjirafat flenë vetëm 20 minuta në 24 orë. Ato nuk shtrihen asnjëherë.

24. Kripa përdoret akoma si lek rreth nomadeve të Etiopisë. Në një periudhe ushtaret romakë janë paguar me gripë dhe nga kjo vjen dhe fjala rrogë (salt – salary = anglisht, salarium – latinisht). Gjithashtu kur u krijuan monedhat, në to ishte shtypur një shenje e cila tregonte se sa kripë mund të ndërrohej me to. Shenja quhej “hallmark” duke ditur se në greqisht “hal” qëndron për kripë.

25. Ideja që molekulat kane formë tre-dimensionale ka qenë e Luis Pasteur, i cili në 1844 e mbrojti këtë ide duke u mbështetur në faktin se solucione të përbëra nga dy përbërje kimike me përbërës të njëjtë nuk mund të thyejnë rrezen e dritës në drejtime të kundërta.

26. Greket e lashtë, kanë pas ujitur arkat me verë të quajtura në atë kohë “kratere”. Ata besonin se alkooli safi, mund të përdorej vetëm nga barbaret.

27. Jo shumë larg nga Flagstaff, në Arizonë, ndodhet një krater 1.2 km i gjerë dhe 200 m i thellë. Ai është krijuar gati 50000 vjet me parë, kur një meteor goditi Token. Duke supozuar se shpejtësia me të cilën meteori udhëtonte ishte rreth 17.5 km për sekonde.