Tuesday, 14 July 2020 | Lajme: 0

Ja sa i kushton familjes së Schumacherit rikuperimi i tij

Bashkëshortja e Michael Schumacher po paguan një shumë të lartë parash për ҫdo javë për shërimin e gjermanit.

Familja Schumacher, përveҫ që duhet të durojë mërzinë për shëndetin e Michael Schumacher, gjithashtu duhet të paguajë një shumë të majme për rikuperimin e tij.

Sipas mediave në Gjermani, bashkëshortja e Schumit, Corina po paguan hiq më pak se 130 mijë euro në javë për medikamentet mjekësore të legjendës së Formula 1.

Përkundër kësaj, gjendja e Schumit ende nuk ka ndonjë përmirësim të madh dhe vështirë se ai mund të rikthehet në gjendjen e mëparshme.