Sunday, 12 July 2020 | Lajme: 0

Peshëngritësi Daniel Godelli shpallet kampion botëror

Daniel Godelli në majën e peshëngritjes botërore. Peshëngritësi kuqezi shpallet kampion bote në kampionatin i cili po zhvillohet në Almati të Kazakistanit, duke triumfuar jo vetëm në stilin e shkëputjes por edhe në dy garësh.

Një performancë e mrekullueshme e Godellit, i cili pasi siguroi medaljen e artë një shkëputje duke ngitur 171 kg, u tregua i mahnitshëm edhe në shtytje ku arriti të ngrinte 198 kg duke siguruar titullin e kampionit të botës 369 kg të ngritura në të dyja garat.

Në video tregohet qartë sesi Godelli ka impresionuar komentatorët e ‘Eurosport’ me performancën e tij të jashtëzakonshme në Kazakistan, duke u shëndruar në një kampion bote.

21719700_21726000