Tuesday, 14 July 2020 | Lajme: 0

Trekëndëshi i Bermudës ka piramida misterioze prej qelqi (Video)

Janë gjetur dy piramida gjigante nënujore, të bëra prej qelqi, por  Ushtria amerikane ndaloi kërkimet e mëtejshme. E gjithë kjo thuhet te jetë të Trekëndëshit të Bermudës.

Këto ndërtesa të çuditshme, në një thellësi prej 2000 metrave, thuhet se janë identifikuar me sonar nga oqeanografi Verlag Meyer.

Bëhet e ditur se ushtria amerikane ka marrë rastin, përderisa të gjitha të dhënat janë bllokuar, kështu që kërkimet e mëtejme janë nën vellon e sekretit të rreptë ushtarak.

Nuk dihet se si piramidat janë bërë dhe me çfarë mjetesh dy kilometra nën ujë, por bëhet e ditur se kërkimet aty janë të pamundura për shkak të mungesës së teknologjisë.

Po ashtu bëhet e ditur se piramida është e gjerë 300 metra, e lartë 200 metra, pra më e madhe se Piramida e Keopsit. Megjithatë, ka shumë teori misterioze për Trekëndëshit të Bermudës, ku shumë prej tyre shkencëtarët nuk i pranojnë.