Tuesday, 7 July 2020 | Lajme: 0

Goditet me top në kokë, lojtari në rrezik për jetën (Video)

Lojtari i Australisë në kriket, Phil Hughes, është në rrezik për jetën pasi është goditur me top në kokë gjatë ndeshjes ndaj New South Wales, e cila u zhvillua në Sydney.

Hughes ka rënë pa ndjenja në tokë, derisa menjëherë ka intervenuar ekipi mjekësor. Pasi i është dhënë ndihma e parë, Hughes, është dërguar me helikopter në Spital.

Ai i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjike, derisa sipas familjarëve gjendja e Hughes është ende kritike. Ai është në gjende kome, derisa vetëm pas 48 orëve do të dihet për gjendjen e tij.