Tuesday, 7 July 2020 | Lajme: 0

Schumacherin e braktisin dy sponsorë, ndërpresin kontratat

Kampioni i shtatëfishtë i Formula 1, Michael Schumacher, i cili mori lëndime të rënda vitin e kaluar ndersa bente ski, braktiset prej dy sponsorëve të tij, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kompanitë e modës “Navyboot” dhe “Jet Set” të cilat deri më vitin 2010 paguanin sponsorizime deri në pesë milion euro, vendosën të ndërpresin kontratat me pilotin gjerman të Formula 1.

Pasuria e Schumacherit në vitin 2012 vlerësohej në 700 milion euro. Por, kompania automobilistike Mercedes dhe firma DVAG njoftuan se nuk do ti ndërpresin marrëveshjet me Schumacherin. Schumacher mori lëndime të rënda në kokë gjatë skijimit në Alpet franceze në fund të dhjetorit të vitit të kaluar.