Friday, 10 July 2020 | Lajme: 0

Boksieri i famshëm kërcënon me vrasje!

Boksieri i njohur anglez, Dereck Chisora ka qenë i përfshirë përsëri në një skandal. Chisora ka kërcënuar me vrasje dy persona të rinjë.

Ngjarja ka ndodhur ditë më parë pasi që dy persona i qëndronin afër veturës së tij në një parking. Chisora iu ka thënë të rinjëve se nëse nuk largohen nga vetura e tij, ai do ti vras dhe do ti bëjë copë e grimë.

Personat e paditën atë në gjykatë, vepër të cilën Chisora e pranoi. Gjykata ka vendosur që Chisora të punoi 60 orë në shërbim të komunitetit dhe se duhet të lajmërohet çdo një muaj në gjykatë.