Tuesday, 7 July 2020 | Lajme: 0

Super Haxhi Krasniqi, mbrojti titujt

Në sallën e Munihu, dëgjohej kënga besa-besë, e cila i dha edhe më shumë forcë kryetrimit shqiptar, Haxhi Krasniqi, me prejardhje nga Juniku i Kosovës. Ai me fitoren ndaj polakut Sek ka hapur rrugën për tiullin e botës në kategorin gjysmë të rëndë.

Boksieri nga Kosova, Haxhi Krasniqi, është treguar trim i vërtetë, duke e gjunjëzuar polakun, Dariusz Sek, në meçin që u zhvillua në Munih. Kryetrimi ynë mbrojti titujt WBA Continental dhe WBO International në boks.

Ai sipas të gjitha gjasave do të boksojë tani për titullin e botës në kategorinë gjysmë të rëndë kundër boksierit gjerman, Jurgen Brahmer.

Krasniqi doli në ring me tingujt e muzikës shqipe në një atmosferë të zjarrtë në Munih, ku pati përkrahjen e madhe nga bashkëatdhetarët tanë. Krasniqi pati mbrëmje të madhe dhe me këtë fitore i gëzoi kudo që janë shqiptarët.

Në rundin e parë është dëshmuar meç i mirë, ku Krasniqi tentojë ta godas rivalin, por që ishte i barabartë.

Edhe në rundin e dytë, të dy boksierët boksuan me kujdes të madh, duke u ruajtur nga ndonjë goditje e fortë. Krasniqi ishte më i mirë në këtë rund.

Krasniqi në rundin e tretë lirohet nga presioni dhe me të djathtën sulmon më shumë kundërshtarin. Kryetrimi shqiptar merr iniciativën dhe vë në siklet disa herë polakun.

Nga fundi i rundit të tretë, Krasniqi i ka dhënë një goditje të fortë në fytyrë polakut, duke qenë shumë më i mirë në këtë periudhë. Shqiptari me prejardhje nga Juniku merr edhe më shumë zemër dhe në rundin e katër shfaq boks të mirë ndaj kundërshtarit.

Në rundin e pestë, Krasniqi punojë edhe me dorë të majtë, duke mos lejuar polakun që të jetë i rrezikshëm.

Krasniqi mbylli gardën ashtu si di dhe herë-herë sulmojë sidomos në dhjetë sekondat e fundit të këtij rundit ta godas Sek. Edhe rundi i gjashtë ishte tejet interesant, ku minuta e parë ishte në favor të Sek, por minuta e dytë e këtij rundi kalojë në shenjë dominimi nga Krasniqi.

Ai i dha disa goditje të forta polakut, që disa herë edhe ia terroi ringun! Në rundin e shtatë, shqiptari ishte i vemendshëm dhe i dha dy goditje mjeshtërore Sek.

Goditjet e Krasniqit vinin si rrufeja për polakun. Në rundin e tetë, të dy boksierët ishin të rezervuar, megjithëse Sek ishte për një nuancë më i mirë.

Sek ishte mjaft i dërrmuar nga goditjet e Krasniqit.

Në rundin e nëntë, Krasniqi me kujdes boksoi, kurse Sek shihej me fytyrë të skuqur madje edhe syrin paksa të lënduar nga goditjet e shumta që mori.

Ai edhe në rundin e dhjetë futet me një siguri të plotë dhe goditi disa herë kundërshtarin. Në rundin e 11-të, ku dëgjohej edhe kënga besa-besë, e cila i dha edhe më shumë forcë trimit tonë.

Në rundin e fundit (i 12-ti), Krasniqi ishte shumë i kujdesshëm, duke u ruajtur me dinakëri për faktin se kishte epërsinë. Luftë e madhe në fund, por Krasniqi si trim i vërtetë mbahej dhe plasoi goditje.

Me vendim të gjyqtarëve, Krasniqi u shpall fitues dhe mbrojti titujt WBA Continental dhe WBO International. Krasniqi deri më tash ka 43 fitore e 3 humbje, kurse Sek 21 fitore, 1 barazim e 2 humbje./BS/