Friday, 10 July 2020 | Lajme: 0

Haxhi Krasniqi sfidon edhe të ftohtit (FOTO)

Përveç grushteve, boksieri kosovar, Haxhi Krasniqi po dëshmon se mund t’i bëjë ballë edhe temperaturave të ulëta.

Boksieri nga Juniku, Haxhi Krasniqi, është zhveshur sërish. Por, kësaj radhe jo për të boksuar, por për ta sfiduar të ftohtin.

Kjo fotografi është bërë si falënderim për miqtë që i janë shtuar në Facebook, e që numri i tyre ka arritur në 46 mijë.

“ U bëmë 46.000 miq, një motiv i madh për mua që ta jap fuçinë e fundit të atomit tim për të rrëmbyer titullin botëror! Faleminderit për përkrahjen tuaj..”, shkruan Krasniqi.

haxhi_6549