Thursday, 27 February 2020 | Lajme: 0

Lindsay Lohan preket nga një virus i pashërueshëm (Foto)

TMZ raporton se Lindsay Lohan është shtruar në spital pasi është infektuar nga chikungunya, një virus i rrallë i pashërueshëm, të cilin dyshohet se ajo e ka marrë gjatë pushimeve të saj në Bora-Bora, në muajin dhjetor.

Sipas TMZ, Lindsay Lohan vuan prej temperaturës së lartë dhe ka dhimbje të mëdha, të papërshkrueshme. Ajo është shtruar në spitalin King Edward VII në Londër.

Sipas këtij sajti, aktorja 28 vjeçare fluturoi për në ishujt e Polinezisë Franceze për të bërë xhirimet e një filmi për kompaninë Esurance dhe ndenji aty për disa ditë.

Më 31 dhjetor Lohan shkruajti në Twitter se ajo ishte infektuar nga një virus i cili shkaktonte temperaturë të lartë dhe dhimbje të mëdha.

Aktorja u shpreh tërësisht optimiste, pasi mori vesh për virusin që ndodhej në trupin e saj dhe shkruajti në Instagram: “Rrefuzoj që virusi të cenojë pushimet e mia të qeta”.