Thursday, 27 February 2020 | Lajme: 0

Malota: Krenohesha ti tregoja botës se ka Shqiptar dhe ka Shqipni në Hollivud

Peter Malota apo shqip Pjetër Malota është një personazh që shqiptarët, dhe e gjithë bota aziatike dhe e Lindjes, e njeh shumë mirë në rolet që ai ka patur në të paktën 8 filma përkrah aktorit të njohur belg Jean Claude Van Damme! Ai, ndoshta, është shqiptari në Amerikë, më i intervistuari nga media shqiptare. Ndërsa, për gazetën “Bota sot”, ndoshta është hera e parë.

Ngaqë, ai kishte një fizik të fortë, dinamik dhe energjik, menjëherë i hyri arteve marciale, thotë në këtë interviste për gazetën “Bota sot” në Nju Jork, duke folur me gazetarin tonë Beqir Sina.

Ai, thotë se idoli i tij në karate ka qenë Bruce Lee, dhe se përmes kësaj përvoje ai sot, përveçse aktor është edhe mësues i arteve marciale. Gjithashtu, ai në këtë intervistë, flet përsëri sesi Malota emigrantë nga Europa – u njoh me belgianin Jean Claude Van Damme, me të cilin më pas interpretoi disa herë, në filma që ne shqiptarët, në fakt, i kemi parë dhe stërparë me dhjetëra herë.

Në fund ai thotë, se për të gjërat më të shtrenjta në jetë janë familja dhe atdheu i tij. Ndërsa, shton se kohët e fundit shkroi disa libra për artin marcial – Artin e sporteve bujare dhe aktualisht është mësues i famshëm, punon në studion e tij – “Malota’s Martial Art Studio”.