Thursday, 27 February 2020 | Lajme: 0

Aktorët e “The Interview” ftohen për vizitë në Korenë e Veriut

Dennis Rodman, ish-basketbollisti i ligës NBA dhe miku i diktatorit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka ftuar aktorin Seth Rogen dhe gjithë stafin e filmit “The Interview” për një vizitë në shtetin aziatik.

Basketbollisti i famshëm ka thënë për “The Hollywood Reporter” se në fillim i kishte pëlqyer ideja për një komedi për Korenë e Veriut, por kur e kishte parë atë kishte ndërruar mendje.

“Pash disa pjesë dhe ai donte ta mbyste Kim Jong-unin? Kjo nuk është qesharake. Do të doja ta ftoja Rogenin që bashkë të shkojmë në Korenë e Veriut dhe të shohim se çfarë realisht ndodh atje. Pastaj bëjeni filmin. Kërkoj nga Seth dhe të gjithë tjerët që ishin të përfshirë në film të vijnë me mua në Korenë e Veriut”, ka thënë Rodman.

Rodman, që disa herë ka vizituar Korenë e Veriut, po ashtu tha se nuk beson që shteti aziatik të ketë rol në sulmin kibernetik në kompaninë Sony.

Në komedinë ku bëhet shaka me diktatorin Kim Jong-un “The Interview” krahas Seth Rogenit është edhe James Franco.