Friday, 10 July 2020 | Lajme: 0

Williams triumfon në Australian Open

Serena Williams është kampione e Australian Open. Tenistja amerikane mposhti në finale Maria Sharapovan.

Enistrja amerikane, Serena Williams, fitoi Grand Slam turneun e tenisit në Australian Open, pasi mposhti në finale Maria Sharapovan në dy sete me rezultat 6:3, 7:6 (7:5).

“Më duhet të uroj Marian, ajo zhvilloi një ballafaqim të mrekullueshëm dhe vërtetë më rivalizoi deri në fund. Ajo luajti aq mirë dhe na dhuroi një finale të bukur jo vetëm për tifozët por edhe për tenisin e femrave. Jam e nderuar që kam luajtur kundër saj në finale”, u shpreh Williams pasi mori trofeun