Friday, 10 July 2020 | Lajme: 0

Vetë milioner, babai punëtor i kanalizimeve!

Richard Sherman është sportist shumë i njohur në Amerikë. Së fundi ai ka nënshkruar kontratë me vlerë 56 milion dollarë me skuadrën e Seahaëks në futbollin amerikan.

Por pavarësisht se ka para me miliona, ai shquhet për jetën e tij të rrallë. Babai i tij është shofer kampioni dhe punëtor i kanalizimeve në Los Angelos. Ai bën punë të vështira për të fituar një pagë mesatare në Amerikë.

“Kam edhe 18 muaj për të dalur në pension. Djali im është milioner por unë bëj punën time. Jam shofer kampioni dhe punëtor i kanalizimeve. Dua që të jem i pavarur dhe të bëj punën time. Nuk dua të bëhem barrë e djalit tim dhe ai të mendoj për mua” ka thënë Kevin, babai i Richard./