Tuesday, 7 July 2020 | Lajme: 0

Haxhi Krasniqi: Që 10 vjet punoj e ushtroj për titullin e botës (FOTO)

Haxhi Krasniqi duket se është më i vendosur se kurrë për ta fituar titullin e kampionit të botës. Boksieri kosovar po punon intensivisht, për ta realizuar ëndërrën e tij, duke u bërë shqiptari i parë që shpallet kampion bote, shkruan Zëri.

27 vjeçari e ka postuar në Facebook një koleksion fotografish, ku shihet duke ushtruar me të madhe, para përballjes së 21 marsit ndaj gjermanit Jurgen Brahmer, të cilin do ta sfidojë për titull në versionin WBA, përcjell Zëri.

“Që 10-vite punoj e ushtroj shumë për ditën e 21-Marsit, pra luftën për titull të BOTES”, ka shkruar junikasi në llogarinë e tij në Facebook.

auto_Krasniqi1422978270