Tuesday, 14 July 2020 | Lajme: 0

Schumacher divorcohet me gruan, pas 13 vitesh!

Për familjen Schumacher asesi të ketë lajme të mira. Lëndimi i rëndë i Michael Schumacher mund të jetë shtuar me një dhimbje tjetër në këtë familje.

Ralf Schumacher, vëllau i vogël i Michael Schumacherit është divorcuar me gruan e tij, Coran pas 13 vitesh martesë. Pas 4 orëve të kaluara në një gjykatë të qarkut në Këln, çifti vendosi divorcin duke u ndarë përfundimisht.

Ish piloti i Formula 1 do të ketë kujdestarinë e djalit, 13 vjeçarit David deri në moshën 18 vjeçare, ndërsa do të paguaj edhe 6 milion euro për divorcin.

DTM Norisring 67564 foto