Friday, 10 July 2020 | Lajme: 0

Ky është “Schumacheri” shqiptar nga Shkupi! (Foto-Video)

Talentet shqiptare vazhdojnë të shkëlqejnë në Evropë dhe atë në sporte të ndryshme. Njëri ndër ta është Lirim Zendeli nga Shkupi i Maqedonisë, i cili se bashku me familje jeton në Gjermani. Zendeli është vetëm 13 vjec dhe shquhet në sportin, Kart Sport (Gokart) dhe pas dy vjetësh synon të hyjë në Formula3, duke shkuar edhe rrugës së legjendës botërore të garave të shpejtesisë, Michael Schumacher. Lirimi ka filluar të merret me këtë sport në moshën 10-vjecare dhe për një kohë të shkurtë ka zhvilluar talentin e tij, saqë është renditur lart për moshën e tij në Gjermani. Ai ka fituar shumë gara.

Zende-480x480

Specialistet e këtij sporti, duke e dalluar si një talent të rrallë, e ofruan në ekipin KSM, Keiser Schumacher Muchoë në vitin 2011. Ata e shohin shqiptarin me një të ardhme të ndritur, ku besojnë se në moshën 14-vjecare mund të garoj në Formula 3. Deri me sot, familja e tij ka investuar me çka ka mundur që djali i tyre të ndjekë stërvitjet dhe garat, edhe pse shpenzimet kanë qenë shumë të shtrenjta. Sa rritet ky talent rriten edhe shpenzimet. Familjarët e tij kanë nevojë për përkrahje financiare. Familja e tij është e gatshme që kush t’i ndihmoj t’i japin rolin edhe të një menaxheri zyrtar sipas rregullave ndërkombëtare për këto lloj sportesh. Nëse nuk ndodh një gjë e tillë, ka mundësi që ky talent i jashtëzakonshëm të zhduket, ashtu sic ka ndodhur më herët me shumë të tjerë, të cilët për probleme financiare nuk kanë mundur të ndjekin ëndrrën. Nëse Zendeli tregohet i suksesshëm në Formula 3, ka gjasa të mëdha më pas të hyjë në Formula 1, duke u bëre shqiptari i parë që garon në nivelet më të larta të këtij sporti shumë të suksesshëm dhe të shtrenjtë./lajm

11035190_787147064712549_48521161_o 11042090_787147038045885_226813917_n (1) 11042199_787147061379216_602531918_n (1)