Friday, 10 July 2020 | Lajme: 0

Fernando Alonso humb kujtesën e 20 viteve të fundit pas aksidentit

Që Fernando Alonsos i ka ndodhur diçka e rëndë tashmë është vënë re nga të gjithë. Ai incident në pistën e Montmelò në testimet me McLaren fsheh shumë sekrete. Asturiani nuk do të garojë në garën e parë të sezonit. Që nga dita e përplasjes nuk ka dhënë asnjë deklaratë dhe nuk ka folur për mediat, përveç postimeve në Twitter. Ndërkohë dalin shumë lajme mbi atë që mund të ketë ndodhur dhe që tashmë po pranohet më shumë si “gjysmë e vërtetë” që piloti të ketë pësuar një goditje elektrike nga bateria e makinës së tij.

2646F5A500000578-2977942-image-a-26_1425430453548

Sipas gazetës më të madhe spanjolle “El Pais”, piloti ka humbur kujtesën për gati një javë nga aksidenti misterioz. Dikush tha se pas daljes nga koma ai nuk fliste më spanjisht, por italisht. “Më quajnë Fernando Alonso, garoj në “Kart” (gara për minorenë) dhe ëndrra ime është të arrij në Formula 1” – mësohet të ketë thënë ai në prani të komisarëve të garave pas goditjes në Montemelò. Nga një goditje e vetme, Alonso ka fshirë nga kujtesa debutimin në Formula 1, dy tituj botërorë të fituar e madje atë që ndodhi në 11 shtator në SHBA. Një “gropë e zezë” është krijuar në kujtimet e tij të 20 viteve të fundit duke filluar që nga viti 1995 deri sot.

fernando-alonso-airlifted-hospital-after-crash-during-testing-barcelona

Komisarët e garave e vunë re amnezinë e pilotit menjëherë në pistë pas pyetjeve provokuese që u bëjnë pilotëve pas një aksidenti me makinë. Dyshimet janë që kjo është kthyer në një traumë kronike. Pyetjet u bënë për pilotin menjëherë pasi kishte humbur ndjenjat. Burimet thonë se ai nuk mbante mend asgjë për gati një javë. Kujtimet nisën më pas të kthehen, megjithëse me ngadalë. Gazeta spanjolle citon mjekët që thonë se piloti kërkon pak kohë për rikuperim, e ndërkohë misteri vazhdon./lapsi.al