Monday, 13 July 2020 | Lajme: 0

Aksident i tmerrshëm, piloti shpëton për mrekulli (Video)

Një aksident i frikshëm është parë në garat e shpejtësisë në Florida. Gara e organizuar me të ashtëquajturat vetura fluturake ka mundur të jetë fatale për pilotin më të njohur në këtë sport, Larry Dixon. Vetura e tij fluturoi në fillim të garës dhe bashkë me të fluturoi edhe ai. Kjo veturë e kap shpejtësinë në 400 kilometra në orë por që në momentin e aksidentit vetura kapi shpejtësinë në 280 kilometra në orë. Dixon u rrëzua në fluturim por që për fat të mirë kishte rënë në anësoret e garës të cilat janë me një material të butë.