Tuesday, 7 July 2020 | Lajme: 0

Me cilën këngë shqipe do të hyjë në ring Haxhi Krasniqi (Video)

Boksieri nga Kosova, Haxhi Krasniqi, nesër në Rostock të Gjermanisë, do të luftojë për titullin e botës në versionin WBO, në kategorinë gjysmë të rëndë.

Do të jetë Jurgen Brahmer, kundërshtari i Haxhi Krasniqit.

Krasniqi njihet për dashurinë që ka për Kosovën, ku pas çdo meçi, viziton Kosovën.

Madje Haxhi Krasniqi, gjatë meçeve të tij, në ring ngjitet me këngën e këngëtares së madhe shqiptare, Nexhmije Pagarusha, “Bareshën”, dhe në meçin e nesërm, do ta bëjë një gjë të tillë.

Krasniqi kur ishte në Kosovë herën e fundit, pati thënë se kënga “Baresha”, është një këngë që e pëlqen shumë.