Tuesday, 14 July 2020 | Lajme: 0

Krasniqi sonte lufton kundër kampioni botëror

Robin (Haxhi) Krasniqi dhe Jurgen Brahmer gjatë mbrëmjes së sotme do të përballen ndërmjet veti për titullin e kampionit të botës në boks.

Përkrahje për boksierin shqiptar vjen edhe nga ylli i Borussia Monchengladbach, Granit Xhaka, i cili është i bindur dhe i sigurt se Haxhi Robin Krasniqi do të bëhet kampion i botës në boks gjatë duelit.

Meçi do të zhvillohet në Rostock të Gjermanisë. Krasniqi po ashtu jeton në Gjermani, por Rostocku llogaritet “shtëpi” e Braehmerit. Braehmer mban titullin, por kosovari është i vendosur dhe i bindur se do t’ia marrë brezin e kampionit.