Monday, 13 July 2020 | Lajme: 0

Konfirmohet skandali i dopingut, FBP pezullon peshëngritësit shqiptarë

Peshëngritja konfirmon atë që më parë ishte cilësuar si skandali i dopingut. Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes ka pezulluar me dy vjet kampionët Daniel Godelli dhe Romela Begaj, ndërsa ka pezulluar tetë vjet sportistin tjetër, Hysen Pulaku.
Peshëngritësit duhet të dorëzojnë medaljet dhe humbin Lojrat Olimpike të Rios.

Ishte kjo pritja madhështore që iu rezervua pas kthimit nga Kazakistani.
Por euforia dhe ndjenja e triumfit i ka lënë vendin zhgënjimit, ndërsa medaljet që mbanin varur në qafë duhet t;I dorëzojnë sërish.
Ai që kohë më parë ishte cilësuar si skandali më I madh I sportit shiqpar është konfirmuar.
Kampionët e Botës në peshëngritje, Daniel Godelli e Romela Begaj, por edhe kampioni Europës për të rinj, Hysen Pulaku janë pezulluar pasi rezultuan pozitiv në testet anti-doping.
Pas dy testeve, por edhe panelit dëgjimor, sportistët nuk kanë mundur të mbrojnë pafajësinë e tyre, ndërsa vendimet e Federatës Ndërkombëtare të Peshëngritjes janë me të vërtetë të rëndë.
Godelli dhe Begaj janë pezulluar për dy vjet nga të gjitha veprimtaritë sportive, ndërsa duhet të dorëzojnë edhe medaljet e fituara në Botërorin e zhvilluar në Almati të Kazakistanit.
Një dënim më të rëndë ka marrë Hysen Pulaku.
I dënuar edhe më parë për doping, si pasojë e rastit të përsëritur, peshëngritësi është pezulluar me tetë vjet.
Nuk shpëton as Federata Shqiptare e Peshëngritjes që duhet të paguajë 100 mijë euro gjobë.
Por më i humbur mund të jetë sporti shqiptar, pasi këto pezullime do t’i lenë tre peshgritësit shqiptar jashë Lojrave Olimpike “Rio 2016”.

Godelli akuzon Luan Shabanin: Tradhetari na dha medikamente për të na përjashtuar nga Olimpiada


Daniel Godelli ka reaguar me anë të një postimi në adresën e tij në facebook pas pezullimit që i bëri atij dhe peshëngritësve të tjerë Romela Begaj e Hysen Pulaku, Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes.
Duke akuzuar Luan Shabanin, Godelli ka pranuar se ka përdorur medikamente gjatë kohës së stërvitjes në Greqi.
“Ai na ka dhene dicka qe ai e dinte shum mire qe ishte medikamet i ndaluar. Dhe cdo gje e ka bërë me vetedije te plote, per te eleminuar ekipin shqipetar nga Olimpiada qe t’i hap vende ekipit grek”, shkruan Godelli.
Ky I fundit bashkë me Romela Begaj dhe Hysen Pulaku u stërvitën për disa muaj në Athinë të pritur dhe stërvitur pikërisht nga Luan Shabani.