Monday, 13 July 2020 | Lajme: 0

Marina , kjo vajza e Eli Farës (Foto)

Kanë kaluar vetëm disa ditë nga ditëlindja e Marinës, vajzës së këngëtares sonë të madhe, Eli Fara, e cila i kushtoi së bijës një urim special dhe ja ku vijnë disa foto të tjera nga dyshja bukuroshe.

Këtë herë me ngjyra dhe ndjesi pranvere, këngëtarja dhe e bija kanë postuar në profilet e tyre disa foto të realizuara së fundi, për të cilat kanë të dyja një koment: “Dashuri”.

Nga sa duket, e bija ka trashëguar jo vetëm gjenin e bukurisë, por në të njëjtën kohë edhe sharmin e së ëmës, e cila këto ditë pranvere s’mund t’i kalonte më bukur, veçse me Marushkën, dashurinë e jetës dhe ndjesinë që i falë pranvera.

Eli Fara, këngëtarja jonë shumë e çmuar dhe e dashur, nuk e fshehë asnjëherë krenarinë për dhuratën më të madhe që i ka dhuruar jeta – vajza me emrin Marina. /Kosovarja/
marina-1_3704marina-2_1437marina-3_9325