Thursday, 6 August 2020 | Lajme: 0

Wladimir Klitschko mbron titullin e botës për herë të 18 më radhë (VIDEO)

Boksieri ukrainas, Wladimir Klitschko ka mbrojtur titullin e kampionit të botës, pasi ka mposhtur boksierin Bryant Jennings në Madison Square Garden të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Klitschko ka fituar vetëm pas 12 raundeve me vendim të gjyqtarëve, pasi Jennings ishte shumë i qëndrueshëm.

Klitschko kështu e ka mbrojtur titullin e botës në boks për të 18-ën herë me radhë.

Pas meçit Klitschko tha se nuk është i kënaqur, pasi nuk mundi ta përdorë ashtu siç deshi të djathtën e tij.

-Ai ishte shumë i përgatitur dhe ishte shumë e vështirë për ta goditur. Jennings ishte shumë sfidues dhe ai u mundua në mënyrën e tij dhe për këtë unë kisha shumë respekt. Por nuk ka dyshim se pas 12 raundeve kush ishte më i mirë. Mund të bëja më mirë, tha Klitschko pas ndeshjes.